LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Vendet e Ballkanit përballen me rënie të numrit të popullsisë

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të dhënat kryesore nga regjistrimi i popullsisë, janë të dhënat që tregojnë rënie të numrit të popullsisë në vend. Siç tha ai në paraqitjen sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, një trend i tillë ishte i përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit.

“Nëse shikojmë të dhënat e regjistrimit në Serbi dhe Bullgari etj; ka një rënie të numrit të popullsisë dhe për këtë arsye ky regjistrim është i rëndësishëm, për të krijuar politika ekonomike që do të kthehen në kapitalin njerëzor, dhe do të hapin mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close