
Mesazhi i presidentit francez Emanuel Makron është shumë i qartë, ai edhe një herë shprehu mbështetjen e tij të fortë dhe të qartë se tani është koha që Maqedonia e Veriut të marrë vendimet e nevojshme që do të sigurojnë integrimin evropian dhe të ardhmen evropiane të vendit tonë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për televizionin Kanal 5, pas takimit të sotëm në Bratisllavë me presidentin francez Emanuel Makron në margjinat e Forumit Global të Sigurisë Globesek 2023.
Në takim u diskutua edhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese, i cili, siç tha Kovaçevski, te ne ka filluar. Ai rikujtoi se propozimi për iniciativën tashmë është bërë dhe dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa javën e ardhshme do t ‘i dorëzohet Qeverisë, e cila më vonë do ta dërgojë në Kuvend për të filluar procedurën.
Presidenti Makron, si edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, theksoi kryeministri, treguan se tani është momenti për të marrë vendimet e nevojshme që sigurojnë integrimin e papenguar të Maqedonisë së Veriut më tutje në BE, sepse tani, bëri të ditur ai, duhet të shfrytëzohet momenti gjeopolitik i pajtueshmërisë së vendeve anëtare të BE-së për të zgjeruar BE-në me vendet e reja anëtare, e këtu para së gjithash mendohet për ne, Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.



