LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Në luftën antifashiste, Maqedonia zgjodhi të ndërtojë shtet për të gjithë, ashtu siç është tani BE-ja

Zgjedhja e popullit maqedonas së bashku me të gjithë popujt tjerë ishte që shteti maqedonas të krijohet si një shtëpi e lirisë për të gjithë qytetarët e saj, pa përjashtim, shtet i të gjithëve dhe për të gjithë, siç sot është BE-ja, e avancuar dhe progresive, prandaj kemi arsye të mëdha të fuqishme për të festuar dhe të jemi pjesë e festave në mbarë Evropën, ta festojmë fitoren ndaj fashizmit dhe idenë e madhe për Evropën, porosit sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në solemnitetin e rastit me rastin e 9 Majit – Ditës së fitores ndaj fashizmit dhe Ditës së Evropës.

Ai theksoi se qytetarët tanë nga ajo kohë, pjesëtarët e të gjitha bashkësive etnike i kanë dhënë jetët e tyre sepse kanë zgjedhur të qëndrojnë në anën e forcave aleate antifashiste, të cilët kanë vendosur të bashkohen dhe t’u dalin përpara okupatorëve fashistë.

“Nga aspekti i sotëm me rëndësi të madhe historike është që krijimi i shteti maqedonas është realizuar edhe përmes pjesëmarrjes së njësive partizane të unionit antifashist. Kjo pjesëmarrje ishte dhe mbetet ana reale e historisë, zgjedhjes së vetme dhe reale”, thekson Kovaçevski.

Edhe sot, shtoi ai, ne qytetarët e Maqedonisë së Veriut e zgjedhim Evropën dhe Unionin sepse janë ndërtuar në vlera në të cilat besojmë dhe i praktikojmë edhe ne.

“Prej atje, kur themi se BE-ja është zgjedhje e qytetarëve tanë, themi se është edhe një zgjedhje për një Evropë ekonomikisht më të fortë, një Evropë më të drejtë dhe më të sigurt që na përket të gjithëve ne. Prandaj jemi krenarë dhe në këto zgjedhje kemi zgjedhur të ardhmen e BE-së dhe të ardhmen që i përket çdo qytetari evropian. Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë Evropë. Është zgjedhja jonë për një të ardhme më të sigurt për të rinjtë tanë dhe për brezat e ardhshëm. Të bashkuar në këtë zgjedhje rreth vlerave evropiane, ne mund të përballemi me sfidat e kohës sonë”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Euroambasadori Dejvid Gir në fjalimin në solemnitet theksoi se BE-ja të cilën e festojmë sot, është proces i cili zgjatë. Kapitujt e paqes ndaj të cilave është bazuar ajo, theksoi Gir, janë relevante dhe më relevante se kurrë, por ky është Unioni të cilit i duhet ripërtëritje e vazhdueshme dhe Unioni që është jo i plotë sepse BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.

“Në interesin strategjik edhe të BE-së dhe të rajonit është procesi i aderimit për t’u avancuar tani. Në praktikë, kjo nënkupton hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, vendi duhet të vazhdojë të bëjë përparim në rrugën e tij të reformave në mënyrë që të jetë plotësisht i përgatitur pasi të marrë përgjegjësinë për anëtarësim. Këto reforma fillojnë me forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe hapa të prekshëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve. BE dhe vendet e saj anëtare do të qëndrojnë pranë jush për t’ju mbështetur në të gjitha këto hapa reformash së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë,” thekson Gir.

Kjo ditë, Dita e Evropës, potencon euroambasadori është ditë e shpresës dhe besimit, ditë në të cilën me krenari i kujtojmë viktimat dhe ata të cilët ishin para nesh, por, gjithashtu, duhet ta vazhdojmë amanetin e tyre përmes vizionit të përbashkët dhe përmes vendosmërisë madje edhe në këto kohëra të vështira.

“Para së gjithash, duhet të kapemi për atë që është e rëndësishme Evropa e paqes, Evropa e vlerave, Evropa e prosperitetit, bashkëpunimit dhe inovacioneve. Ky duhet të jetë vizioni ynë i përbashkët për një të ardhme të përbashkët së bashku. Kjo është rruga përmes të cilës do të hapërojmë së bashku”, theksoi euroambasadori Gir.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz konsideron se secili prej kombeve që sot janë këtu kanë identitet unik që e ka origjinën nga përvoja e përbashkët, historia e përbashkët për respektimin e demokracisë, sovranitetin dhe integrimin territorial dhe historinë e përbashkët të mbrojtjes së lirisë dhe të ardhmes së drejtë për të gjithë, historinë e përbashkët të kundërshtimit të diktaturës dhe historisë së përbashkët të dekorimit të të ardhmes tonë të përbashkët.

“Kurorat që po vendosen këtu e lidhin dhe e bashkojnë popullin e Maqedonisë së Veriut me të tjetër nëpër Evropë të cilët sot vendosin lule, Ky është simbol i atyre të cilët i dhanë jetët dhe simbolet e përkushtimit tonë për t’i mbajtur parimet për të cilat janë sakrifikuar”, theksoi Bërnz.

Uniteti, tha ambasadorja, është ide esenciale që qëndron pas ditës së fitores ndaj fashizmit dhe Ditës së Evropës. Rruga më e sigurt për paqe dhe stabilitet, shton ambasadorja është ajo që sigurohet së pari në vetëvendosje dhe sovranitet për të gjitha kombet dhe prandaj do të jemi të bashkuar që të sigurohemi se kjo do të ndodh.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejtë.

“Anëtarësimi juaj do të sjell siguri dhe stabilitet më të madh në Ballkan dhe nëpër Evropë, do t’i rrisë përpjekejt tona për ta bërë botën vend më të sigurt dhe më rezistent ku njerëzit do të mund të jetojnë me dinjitet dhe lirshëm”, theksoi ambasadorja Bërnz.

Nëse e përfundojmë këtë punë së bashku me partnerët tanë, shtoi ajo, nuk ka sfida të cilat nuk do të mund t’i tejkalojmë. Kjo, tha ambasadorja amerikane, është historia jonë dhe jemi të vendosur së bashku ta bëjmë edhe të ardhmen tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close