LajmeMaqedoniOpinion

“Kryeministër, nëse e do vërtet vendin, largoje VLEN-in nga Qeveria sepse…”  

Rami Mislimi

Rikonstruimi i qeverisë nuk pritet të kalojë pa probleme të mëdha. Problemin më të madh kryeministrit Mickoski ia krijon VLEN-i. Jo për ndarjen e pushtetit apo posteve qeveritare, sepse VLEN-i nuk kërkon shumë hise në qeveri sepse ata kanë hyrë si humbës, por sepse nuk po arrijnë të merren vesh mes vete.

Ka zëra se gjatë bisedimeve për postet ka pasur tensione dhe ngritje zëri. Adnani, Qoku, Izeti dhe Bilalli thuhet se kanë qenë në përplasje, ndërsa as Aziri i ASH-së nuk e pranon lehtë mënyrën e ndarjes së pushtetit.

Tani, kur orët e vendimmarrjes po numërohen, VLEN-it mund t’i shpërthejë bomba në dorë dhe të përfundojë sërish i ndarë në katër pjesë, ashtu siç u krijua.

Ky është një telash i madh jo vetëm për VLEN-in, por edhe për qeverinë dhe kryeministrin Mickoski.

Unë, si një ithtar i VLEN-it, do t’i sugjeroja kryeministrit Mickoski një zgjidhje përfundimtare për ta larguar këtë problem.

Sipas mendimit tim, zgjidhja e vetme për t’u qetësuar njëherë e përgjithmonë është largimi i VLEN-it nga qeveria. Ky vendim do të ishte i mirë për shtetin, për kryeministrin Mickoski dhe, mbi të gjitha, për shqiptarët.

Çdo vonesë dhe çdo vazhdim i bashkëpunimit VMRO–VLEN, sipas meje, prodhon krizë politike, krizë ekonomike, krizë identitare dhe pengesa në procesin e eurointegrimeve.

Nëse kryeministri e do vërtet Maqedoninë, atëherë duhet ta marrë këtë vendim sa më shpejt, për të shpëtuar shtetin dhe qytetarët e vendit.

Sipas këtij këndvështrimi, gjatë dy viteve të fundit VLEN-i ka krijuar pasiguri, tensione politike, ka dobësuar përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe ka prodhuar më shumë servilizëm sesa rezultate.

Servilizmi i VLEN-it kryeministër nuk të bën mirë as ty.

Prandaj, nëse ia do të mirën vendit, është koha të largosh VLEN-i nga Qeveria!

Related Articles

Back to top button
Close
Close