LajmeRajon

Kosovë: Protestojnë infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar në shëndetësi gjatë pandemisë, do të ikim në perendim

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar në shëndetësi për luftën ndaj COVID-19 ka nisur protestën para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të pakënaqësive për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.

Ata që nga politika e shoqëria u cilësuan si “heronjtë e pandemisë” kanë paralajmëruar ikjen prej Kosovës.

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim ARSYEJA”, “Rrezikova vetën dhe familjen time, për të të shpëtuar ty dhe familjen tënde DHE SI U SHPËRBLEVA”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar personeli shëndetësor./EO

Related Articles

Back to top button
Close
Close