LajmeRajonTopLajm

Kosovë, kryeparlamentari Konjufca priti në takim presidentin shqiptar Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me këshilltarët e tij, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Siç njofton Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit, ndër të tjera, u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian (BE).

Kreu i Kuvendit falënderoi presidentin Meta për kontributin e madh të shtetit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe përkrahjen e vazhdueshme në proceset e saj të shtetndërtimit.

Me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca përsëriti qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë, reciprocitetit dhe përfshirjes së BE-së.

“Për Republikën e Kosovës janë të papranueshme iniciativat e Serbisë, sikur i ashtuquajturi ‘Ballkani i Hapur’, që synojnë të anashkalojnë Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. E ardhmja e shtetit tonë dhe e rajonit është në BE dhe në NATO”, theksoi Konjufca.

Presidenti Meta konfirmoi zotimin se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

Konjufca dhe Meta ritheksuan nevojën e bashkëpunimit intensiv dhe bashkërendimit më të ngushtë të politikave zyrtare të Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen. ​

Presidenti Meta i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka zhvilluar takime edhe me krerë të partive politike në vend ndërsa sot gjatë ditës pritet të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./AA

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close