LajmeTeknologji

Diktoni fjalinë dhe Nvidia AI do të krijojë një skenë fotorealiste për ju

Nvidia është më e njohur për kartat e saj grafike për kompjuterë, por kompania ofron shumë më tepër mjete dhe shërbime.

Kompania po punon gjithashtu në inteligjencën artificiale (AI), dhe demonstrimi i fundit i Nvidia është mjaft mbresëlënës.

Demoja vjen në formën e GauGAN2, dhe është sistemi i inteligjencës artificiale të Nvidia që debutoi në fillim të këtij viti në aplikacionin Canvas.

Canvas është një aplikacion që gjeneron skena fotorealiste me goditje të thjeshta peneli, që do të thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë për aftësi pikture – gjithçka bëhet nga AI.

Me GauGAN2, Nvidia e ka çuar AI në një nivel edhe më të lartë. AI tani do të jetë në gjendje të gjenerojë skena fotorealiste duke lejuar përdoruesin të përdorë një fjali për të përshkruar skenën në një kompjuter.

Kjo do të thotë që përdoruesi, në vend të një skice të përafërt, do t’i tregojë me gojë inteligjencës artificiale se çfarë imazhi ka imagjinuar në kokën e tij dhe AI do të gjenerojë një skenë fotorealiste bazuar vetëm në atë përshkrim.

Është interesante se nuk do t’ju duhet asnjë superkompjuter për të përdorur funksionin e përmendur. Nëse jeni të intriguar, mund të provoni demonstrimin e GauGAN2 në faqen e internetit të Nvidia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close