LajmeRajonTopLajm

Kosovë/ COVID-19 u merr jetën edhe dy mjekëve

Sëmundja e COVID-19 ua ka marrë jetën edhe dy mjekëve të njohur kosovarë.

Bëhet fjalë për doktorët Sylejman Rexhepi dhe Ali Tolaj. Profesor Rexhepi ishte reumatolog i njohur, ndërsa Tolaj kirurg në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës. Rexhepi, siç bëhet e ditur, ishte i intubuar për më shumë se dy javë.

Edhe gjendja e Tolajt ishte përkeqësuar ditëve të fundit, ndërsa ai ishte në krye të detyrës që nga fillimi i pandemisë e deri ditën kur rezultoi edhe vet pozitiv me koronavirus.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close