
Ish ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut njëherit nënkryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe për spasrtimin etnik në Kosovë. Osmani thekson se “Deklarata e ministres së Qeverisë së Serbisë, se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik të Kosovës, është një nga deklaratat më të rënda që kemi dëgjuar nga një zyrtar shtetëror në vitet e fundit”, shkruan Top24
Deklarata e ministres së Qeverisë së Serbisë, se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte përfunduar spastrimin etnik të Kosovës, është një nga deklaratat më të rënda që kemi dëgjuar nga një zyrtar shtetëror në vitet e fundit.
Ajo nuk është thjesht ofenduese ndaj viktimave të luftës dhe familjeve të tyre. Është glorifikim i një politike gjenocidale dhe shprehje e pendesës që spastrimi etnik i Kosovës nuk u realizua deri në fund. Për një deklaratë të tillë, në çdo demokraci serioze, pasojnë shkarkimi dhe dënimi publik.
Por më së paku mund të mbajnë ligjërata për këtë çështje ata që për dy vjet qeverisin krah për krah dhe vetëm para 24 ore e rikonfirmuan Ivan Stoilkoviqin – njeriun që e quajti gjenocidin e Srebrenicës “Diznilend nekrofil”, që vazhdimisht promovon politikat e Millosheviçit dhe projektin e “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ata e bënë ministër, i dhanë legjitimitet politik dhe, bashkë me të, hapën derën për forcimin e ndikimit të Beogradit në institucionet tona.
Nuk mund ta dënosh Millosheviqin me një status në Facebook, ndërsa të qeverisësh me ata që relativizojnë gjenocidin dhe promovojnë të njëjtën ideologji.



