SportTopLajm

Kosova mposhtet nga Greqia në Fadil Vokrri!O

Në Fadil Vokrri, Kosova nuk ia del dot nga Greqisë. Dardanët e drejtuar nga Bernard Challandes pësuan humbjen e parë në edicionin e parë të Nations League pasi u mposhtën me rezultatin minimal 1-2 nga përfaqësuesja helene. Dy gola nga një për çdo pjesë nga Limnios dhe Siovas prenë shpresat e kosovarëve për të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë, shpresa që u ndezën disi në minutën e 82-të kur Bernard Berisha përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit të helenëve për të ngushtuar shifrat me një gol të bukur, por vetëm kaq sepse pavarsisht përpjekjeve që bëri Kosova deri në fund, 3 pikët shkuan në anën e grekëve që u ngjitën në krye të grupit 3 të Ligës C, bashkë me Slloveninë në kuotën e 4 pikëve. Për Kosovën mbetet zhgënjimi i një ndeshjeje të luajtur mirë por që nuk solli rezultatin e pritur në një sfidë kaq të ndjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close