
Për tri ditë me radhë Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke pritur me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën pjesë qindra persona nga dhjetë vende të rajonit e më gjerë.
Kampionati u mbyll me një lajm të mirë për sportin kosovar, pasi çiklisti Festim Kurti siguroi medaljen e bronztë në disiplinën “Individual Chronometer”, duke i dhënë Kosovës një vend në podium në garën më të rëndësishme rajonale të këtij sporti.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzoi Festim Kurtin për medaljen e bronztë, si dhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Ballkanik, i cili dëshmoi edhe një herë kapacitetet e Kosovës për zhvillimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.


