MaqedoniTopLajm

Koronavirusi sërish bllokon punën e Kuvendit, një deputet i infektuar, një në izolim

Pushteti përsëri mbetet pa shumicë në Kuvend, pasi një deputet ka rezultuar pozitiv me Kovid19, ndërsa një tjetër është testuar dhe pret rezultatet. Kjo ka qenë edhe shkak për shtyrjen e seancës së sotme parlamentare, ku opozita nuk hyri në sallë dhe si pasojë shumica me vetëm 60 deputetë nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për miratimin e rendit të ditës. Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski, akuzoi opozitën se me mosprezencën e sotme në seancë ka dëshmuar edhe njëherë sjelljen antishtetërore, veçanërisht në një seancë si kju ku tha ai mes tjerash ndodhej edhe ligji për barna që lidhet me vaksinimin kundër Kovid19. Ai tha se opozita interesat personale dhe partiake I ka mbi ato shtetërore dhe interesat e qytetarëve. Në kundërpërgjigjen e tij, koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, theksoi se mosprezenca e opozitës në seancën e sotshme është rezultat i sjelljes jodemokratike të shumicës parlamentare. Ai tha se me rastin e sotëm është dëshmuar ajo që opozita ka alarmuar që në fillim, se shumica parlamentare me vetëm 62 deputetë nuk guxon të sillet sikur të ketë 100 deputetë. Kryetari i Kuvendit, pas kësaj polemike mes koordinatorëve të dy partive më të mëdha, ndërpreu seancën me arsyetimin se nuk ka kushte për punë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close