
Organizata mjedisore “Basel Action Network” (BAN) ka bërë thirrje për transparencë në procesin e hapjes dhe testimit të qindra tonëve mbetje që pritet të rikthehen në portin e Durrësit me anijen turke “BURAK BAYRAKTAR.” 102 kontejnerë të dyshuar me mbetje të rrezikshme janë planifikuar të mbërrijnë më 27 tetor.
Drejtuesi i BAN, Keri Puckett, në një letër drejtuar Ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi, thekson rëndësinë e një procesi të saktë dhe transparent për testimin e këtyre kontejnerëve, duke kërkuar që organizata të jetë prezente gjatë hapjes dhe të marrë mostra për teste të pavarura. Ai shprehu shqetësim për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në portin e Durrësit dhe kërkoi që çdo proces të jetë i dukshëm për publikun.



