
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i pyetur për çështjen e presidentit dhe për rizgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se shumica në Kuvend nuk ka mundësi të propozojë një emër i cili mund të sigurojë edhe votën e garantuar të opozitës.
Konjufca, në një konferencë të përbashkët me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali, ka sqaruar se për këtë arsye kryeministri Albin Kurti ka vendosur të takohet me liderët e partive.
“Kushtetuta jonë qëllimisht ka bërë një dallim të rëndësishëm mes mënyrës së zgjedhjes së presidentit dhe të Qeverisë. Mazhoranca, që ka 66 deputetë, nuk ka mundësi që përmes propozuarjes së një emri të njëanshëm ta sigurojë edhe votën e garantuar të opozitës për t’i bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës, nuk po them se është absolut, sepse gjëra absolute në politikë nuk ka”, ka thënë Konjufca.



