LajmeRajon

Konjufca e Hovenieri, të përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë – SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Me këtë rast, Konjufca i ka uruar mirëseardhje Hovenierit dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e re.

Kreu i Kuvendit njëherësh vlerësoi lart miqësinë e palëkundur dhe partneritetin shembullor me SHBA-në, duke vënë në pah se “e ardhmja e Republikës së Kosovës është në BE, NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare”.

Ai po ashtu falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke shprehur mirënjohje edhe për dhurimin e mbi gjysmë milioni të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

Në takimin e përzemërt e tejet miqësor, Konjufca dhe Hovenieri shprehën përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e objektivave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close