RajonTopLajm

Konfrontim fizik ndërmjet fanatikëve të dy partive në Shqipëri(Elbasan),përfshihet edhe një personazh i njohur në politik

Dita e Verës në Elbasan është kthyer në një shesh përplasje mes mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama të cilët janë ndeshur në të njëjtin orar për të uruar festën për qytetarët e Elbasanit.

Mesohet se në përplasje fizike është përfshirë edhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi.
Basha u ndal në qendër të qytetit të Elbasanit duke uruar qytetarët një për një me një përshëndetje me grusht, ndërsa mori prej tyre një verore dhe një buqetë me lule.

Pak minuta pas tij të njëjtën rrugë përshkoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga simpatizantët demokratët me ovacionet “Rama ik”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close