SportTopLajm

Konfercena e Koeman para ndeshjes se neserme me Sevillan

Holandezi shume i drejtperdrejte dhe jep pergjigjje ne te gjitha temat aktuale qe shqetesojne ekipin. Ju ftojme t’a lexoni kete konference interesante:

“Me pelqen deshira dhe besimi i ekipit! Ne e pame kete kunder Celta’s ku luajtem nje pjese pa nje lojtar. Vuajtem por punuam shume per te fituar.”

“Ne e dijme qe Sevilla jane nje ekip i forte. Cdo sezon ata bejne ndeshje te medha dhe trajneri i tyre eshte shume taktik. Ndeshja do te jete nje lufte 90 minuteshe dhe kemi besim ne vete per neser.”

“Mendoj qe po bejme shume mire dhe gjithcka po verehet. Deri tani, kemi besim ne vete dhe cdo ndeshje do t’a pershtatim me rrethanat e saj.”

“Memphis Depay? Ka dy pozita ku ekipi ka nevoje; nje qender-mbrojtes dhe nje “9sh sulmues”. Kemi shume gare ne sulm, por ky ekip luan shume ndeshje ne shume kompeiticone…keto jane dy pozita qe do te n’a ndihmonin po te merrnim lojtar.”

“E ardhmja e Dembele’s? Une dua te kem lojtar te lumtur ketu, nese ata nuk jane pershkak qe nuk marrin minuta, ata mund te flasin me mua. Dembele nuk me ka thene asgje. Nese nuk ndodh asgje, une llogaris ne te dhe ai do te kete shansin e tij per te lujtur. E ardhmja e tij varet nga ai. Nuk kam folur me te per kete teme. Do te shohim.”

“Ka shume konkurrence ne sulm. Lojtar qe luajne ne te majte, ne te djathte…Ansu, Trincao, Griezmann, Konrad. Ansu eshte perpara Dembele’s per momentin.”

“Eric Garcia? Eshte e vertete qe ne e deshirojme ate. Kam pare edhe deklaraten e Pep dhe ashtu sic e ka thene ai eshte. Shpresoje qe te perfundoj ky operacion por e dijme qe situata financiare eshte e veshtire tani. Ka interesim por nuk e di nese do t’a transferojme ne kohe. Te shohim.”

“Leo Messi? Qe nga dita e pare, Leo eshte stervitur mire dhe ka luajtur mire. Ai ka dhene gjithcka per klubin dhe bashkelojtaret. Kunder Celta’s, ai e udheheqi ekipin si kapiten i vertete. Ai gjithmone ka qene me i miri i botes. Nuk ka asnje ankese ndaj tij, as edhe 1%. Askush nuk dyshon ne kualitetin e tij. Messi gjithmone e verteton qe eshte me i miri i botes, ne stervitje jep 100% dhe definitivisht e meriton shiritin e kapitenit.”

“Dest? Ne po presim qe ai te perfundoj dokumentacionin [sot] dhe t’a ftojme per loje. Eshte nje lojtar me shume eksperience dhe shume garues.”

“Sergi Roberto po luan mire. Ka shume konkurrence. Dest eshte e ardhmja por nuk do te thote qe ai nuk mund te luaje tani. Ai ka luajtur ne nivel shume te larte tek Ajax. Nese ai duhet te luaje neser, nuk kam frike per kete.”

“Permiresimi i Coutinho’s? Pergjigjja eshte shume e lehte; ai eshte lojtar shume i mire. Ka mesuar shume mire ne Angli dhe Gjermani ne aspektin fizik. Tani ka me shume besim.”

“Shorti i Liges se Kampioneve? Jemi te lumtur dhe nuk do te kemi sigurine absolute. Juventus eshte ekip me i forte se ekipet e tjera ne kete grup. Do te provojme te pergatisim ndeshjen ne menyren me te mire te mundshme, sidomos me orarin e ngarkuar qe do kemi.”

“Cilin lojtar te enderrave do t’a kishe zgjedhur nga ky ekip? Veten! (qesh). Tani ka shume vemendje tek lojtaret, ekipi eshte shume i mire. Lojtaret deshirojne te mesojne, te luajne. Ne jemi ketu per te ndihmuar klubin dhe lojtaret.”

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close