Komuna refuzon seancën e jashtëzakonshme, reagon Bajram Rexhepi: Jeni në vijë me gjykatën kushtetuese!
18 Qershor, 2026
2 minutes read
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj njoftimit të kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës i cili ka refuzuar të thëras mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Tetovës pas kërkesës së grupit të këshilltarëve të AKI-së dhe Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selës. Rexhepi në reagimin e tij refuzimin nga ana e komunës e vlerësin si qëndrim në vij me vendimin e gjykatës kushtetuese duke theksuar se “Arsyetimi i tyre është skandaloz, diletant dhe një tentim i hapur për të ikur nga përgjegjësia. Ky është rreshtim politik që mbron vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili godet drejtpërdrejt identitetin historik, dinjitetin shqiptar dhe realitetin shoqëror të Tetovës.Ligji është i qartë dhe konciz: seanca e jashtëzakonshme thirret me kërkesë të së paku 1/3 së këshilltarëve, ndërsa arsyeshmëria e saj votohet në seancë. Pra, për kërkesën tonë duhet të vendosë Këshilli, jo administrata komunale me arsyetime politike të maskuara si “mendime profesionale””, përcjellë Top24
REAGIM: KOMUNA E TETOVËS NË TË NJËJTËN VIJË POLITIKE ME GJYKATËN KUSHTETUESE, KUNDËR IDENTITET HISTORIK TË TETOVËS
Sot, Komuna e Tetovës me nje shkresë dhe përgjigje skandaloze hodhi poshtë kërkesën e Grupit të Këshilltarëve të AKI-së dhe Lidhjes Shqiptare për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në Tetovë.
Arsyetimi i tyre është skandaloz, diletant dhe një tentim i hapur për të ikur nga përgjegjësia.
Ky është rreshtim politik që mbron vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili godet drejtpërdrejt identitetin historik, dinjitetin shqiptar dhe realitetin shoqëror të Tetovës.
Ligji është i qartë dhe konciz: seanca e jashtëzakonshme thirret me kërkesë të së paku 1/3 së këshilltarëve, ndërsa arsyeshmëria e saj votohet në seancë. Pra, për kërkesën tonë duhet të vendosë Këshilli, jo administrata komunale me arsyetime politike të maskuara si “mendime profesionale”.
Komuna thirret në nenin 75 për të frikësuar opinionin dhe këshilltarët, por e vërteta është krejt tjetër. Ne nuk kërkojmë aventurë juridike, por debat urgjent institucional dhe hapje të procedurës për një zgjidhje të ligjshme, të drejtë dhe dinjitoze.
Komisioni ekzistues nuk është alibi për heshtje. Komisioni në asnjë mënyrë, formë dhe trajtë ligjore nuk mund ta zëvendësojë apo të jetë mbi Këshillin komunal .Qytetarët kanë zgjedhur këshilltarë për të vendosur publikisht, jo komisione për të heshtur në prapaskenë dhe për të bllokuar proceset.
Me këtë veprim, Komuna e Tetovës dëshmoi se nuk është në mbrojtje të qytetarëve, por në sinkron të plotë me Gjykatën Kushtetuese dhe me agjendën politike të VMRO-së për zhbërjen e arritjeve shqiptare të dy dekadave të fundit.
Prandaj sot nuk mjafton vetëm reagimi.
Sot duhet mobilizim qytetar.
Sot duhet zë i përbashkët.
Sot duhet që çdo qytetar që e do Tetovën, historinë dhe dinjitetin e saj, të mos heshtë.
Tetova nuk është pronë e pushtetit e aq me pak e pushtetareve të dëgjueshëm që ekzekutojnë urdhërat e atyre që u pengon dhe tentojnë të zhbëjnë çdo gjë që frymon dhe tingëllon shqip.
Është koha dhe alarmi i fundit që qytetarët, intelektualët, këshilltarët, aktivistët dhe çdo zë i lirë të rreshtohen në mbrojtje të Tetovës.
Historia, identiteti dhe dinjiteti i Tetovës nuk negociohen dhe assesi nuk mund të jenë pjesë e pazareve të disa shqipfolësve institucional me dëshirë dhe qëllim të vetëm për të qenë drejtorë, ministra, kryetarë e pushtetarë, duke u shërbyer atyre që nuk nuk duan bashkëjetesë, progress dhe barazi