
Komuna e Teracës ka njoftuar banorët e fshatrave Nerasht dhe Dobrosht, për regjim të posaçëm, duke filluar nga nesër në ora 10:00 deri 16:00, për shkak të asfaltimit të rrugëve, shkruan Top24.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këshillit të Komunës së Tearcës Besnik Osmani, i cili ka njoftuar se rruga Nerasht – Dobrosht dë jetë plotësisht e mbyllur dhe qytetarët të shfrytëzojnë përkohësisht rrugët alternative Nerasht – Odër dhe Nerasht – Jegunovcë.
Mbyllja e përkohëshme e rrugëve do të zgjatë deri në përfundimin e punimeve .Top24



