
Sot, në ambientet e Komunës në vendbanimin Kamjan, u realizua eveniment nga Komuna e Bogovinës dhe kompania Multikop Consulting, ku të ftuar ishin përfaqësues të ambasadave si dhe kryetarë të komunave.
Në këtë eveniment, nga përfaqësuesit e kompanisë Multikop Consulting u prezantuan dy tema: e para në lidhje me impiantet ose stacionet filtruese për ujërat e zeza, llojet dhe funksionimi i stacioneve filtruese për komunat deri në 50,000 banorë dhe tema e dytë ishte prodhimi i një produkti dezinfektues për ujin për pije, ujërat e zeza dhe produktet ushqimore.




