BotaLajmeTopLajm

Komplikacionet e vaksinës, më të pakta sesa rreziqet që marrin nga virusi

Sipas të dhënave, mundësia që një person i vaksinuar me AstraZeneca të zhvillojë mpiksje gjaku është shumë i lartë. Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit gjithashtu zbuloi se personat e vaksinuar me Pfizer ishin të rrezikuar nga goditja në tru, shkruan BBC.

Por pavarësisht komplikacioneve që mund të shkaktojnë vaksina, ekipi theksoi rëndësinë e vaksinimit. Ky studim vjen pas vdekjes së prezantueses së BBC Lisa Shaw, e cila humbi jetën pas vaksinimit me AstraZeneca.

44-vjeçarja vdiq në maj, një javë pasi mori dozën e saj të parë. Ajo pësoi mpiksje gjaku në tru. Ekipi shqyrtoi të dhënat e më shumë se 29 milion njerëzve që morën dozën e parë të një vaksine anti-Covid midis dhjetorit dhe prillit, të cilët ishin kryesisht mbi 40 vjeç, si edhe shqyrtoi të dhënat e 1.8 milion të infektuarve me virus.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close