MaqedoniTopLajm

Komiteti i Helsinikit publikon mënyrat e denoncimit të shkeljes së votës

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i informon qytetarët se të dielën më 31 tetor 2021, zyra e Komiteti do të jetë hapur gjatë gjithë ditës , me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë shkelje të së drejtës së votës gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mendojnë se e drejta e tyre e votës është shkelur ta denoncojnë atë në zyrën e Komitetit, përmes telefonit ose postës elektronike. Raportimet përmes e-postës duhet të përmbajnë elaborim të shkurtër për shkeljen e  bërë, lokacionin (njësia zgjedhore dhe numri i vendvotimit) dhe koha e ndodhjes së ngjarjes. “Qytetarët do të mund t’i dorëzojnë denoncimet duke i theksuar të dhënat e tyre personale dhe në mënyrë anonime.Të gjithë denoncimet deri te Komiteti do të hetohen në mënyrë plotësuese me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre. Fshehtësia e të dhënave personale janë të garantuara nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe ato nuk do të publikohen pa leje paraprake nga ana e qytetarët që e kanë paraqitur shkeljen”, njoftojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close