LajmeMaqedoniTopLajm

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të vendosë për qëndrimin ditor në shkolla

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të ketë mbledhje që të shqyrtohet mundësia për të filluar qëndrimi ditor në shkolla, ndërsa vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike. Informacioni i fundit me të cilin disponon Komisioni është se nuk do të ketë qëndrim tërëditor.

Vendimi, siç bëri të ditur dje drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Viiktor Isjanovski, i cili mori pjesë në shënimin e Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët, varet nga pasqyra epidemiologjike, nga të gjitha ngjarjet sa i përket vetëm sëmundjes dhe nga kushtet dhe kriteret, të cilat duhet të përmbushen që të fillojë qëndrimi tërëditor.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët do të duhet të qëndrojnë në shkollë edhe pasi të kenë përfunduar orët në ndërrime.

“Do të merret mendim pozitiv njëjtë sikur merret vendim edhe për përjashtime më të gjitha shkollat e tjera, gjegjësisht nëse numri i fëmijëve është aq i vogël që nuk e rrezikon sigurinë e tyre, gjegjësisht të mos ketë rrezik epidemiologjik shtesë që një grup  i caktuar i fëmijëve do të mbetet edhe pas mbarimit të turnit. Përparësi  është se është i njëjti grup i fëmijëve, kështu që kontaktet nuk rriten, ata kanë qenë në kontakt më parë, tani rritet vetëm koha e qëndrimit”, shpjegoi Filipce.

Isjanovski dje nuk e përjashtoi mundësinë për mbylljen e kopshteve, nëse vjen deri te përkeqësimi i gjendjes me Kovid-19, të cilat, megjithatë u hapën në fillim të muajit, por tani ka disa raste të fëmijëve të sëmurë nga koronavirusi.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, nëse situata epidemiologjike eskalon, duke e ndjekur syhapur gjendjen dhe duke i respektuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse do të ndërmerre masa të cilat do ta garantojnë shëndetin e fëmijëve dhe të punësuarve.

Sa i përket kopshteve, Filipçe pardje tha se janë zhvilluar algoritme se si veprohet kur diagnostikohet fëmijë dhe se janë bërë protokollet për punë.

Nga e mërkura, 23 shtator, përveç prindërve të fëmijëve deri në gjashtë vjet, personat të cilët kanë shfrytëzuar pushim të zgjatur të lindjes, në pajtim me Vendimin qeveritar në punë kthehen edhe të sëmurët kronikë, me përjashtim të personave, tek të cilët sëmundja është në fazë të përkeqësimit dhe ata me sëmundje malinje, për të cilët do të jepet vërtetim me rezultat dhe mendim nga mjeku specialist.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 178 raste me Kovid-19. Nga rastet e reja  në Shkup-42,  Kumanovë-19, Koçan-17, Prilep-16, Tetovë-14, Strumicë-13, Gostivar-11. Në qytetet e tjera është regjistruar numër njëshifror i të infektuarve.

Në Kërçovë ka tetë raste të reja, në Strugë dhe Veles nga pesë, në Manastir dhe Gjevgjeli nga katër, Ohër dhe Vallandovë nga tre raste, Kriva Pallankë, Radovish, Probishtip dhe Dellçevë nga dy raste, ndërsa në Dibër, Shtip, Kavadar, Makedonski Brod, Vinicë, Sveti Nikollë nga një rast i të infektuarve të rinj.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 71 pacientë të shëruar prej të cilëve në Shkup-25, Kumanovë-11,  Shtip-10, Prilep-shtatë, Strugë-pesë, Ohër, Kriva Pallankë dhe Koçan nga tre, Kavadar, Gostivar, Probishtip dhe Berovë nga një pacient të shëruar.

Ndërruan jetë katër persona. Dy prej tyre nga Shkupi  të moshës 61 dhe 59 vjeç, një pacient nga Kumanova i moshës 69 vjeç dhe një paciente nga Shtipi e moshës 70 vjeçe. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin më shumë raste aktive edhe më tej ka në Shkup – 598, pastaj në Kumanovë – 211, Tetovë – 170, Prilep, 138, Gostivar – 113, Strumicë -108, Koçan – 98.

Në Klinikën Infektive gjithsej janë hospitalizuar 75 pacientë. Në mbështetje me oksigjen janë 42 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe katër nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa një  fëmijë dhe një nënë dyshohen se janë pozitivë në virusin. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 36 pacientë. Në respirator është një pacient.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 21, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 36 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 154, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Nga komunat e Shkupit  me më pak raste aktive është Aerodromi-89, pastaj Qendra-81, Gazi Baba dhe Karposhi me nga 74, Çairi – 62, Kisella Voda – 57.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16735, numri i pacientëve të shëruar  është 13863,  numri i vdekjeve është 693, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2179. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 175.465 testime të Kovid-19. fc/

Related Articles

Back to top button
Close
Close