MaqedoniTopLajm

Komisioni për Sëmundje Infektive do të pres me rekomandimin e diela të jetë ditë jo pune për të gjithë

Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm ka konstatuar se është ende herët të jepet rekomandimi të dielën të mos punohet asgjë.

Anëtarët e Komisionit për Faktor kanë thënë se do të japin rekomandime në varësi me zhvillimin e gjendjes epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut.

“Atë që mbrëmë e kemi rekomanduar Qeveria e ka miratuar, ndërsa ka të bëj me ndalesën e ardhjes së këngëtarëve, DJ në objektet hotilerike, qëndrimin në tavolinë vetëm nga katër persona, mendojmë se do të ketë rezultat. Për këtë shkak nuk kemi rekomanduar shkurtimin e orarit të punës. Në lidhje me propozimin të cilin dëshiruam ta rekomandojmë, ndërsa ka të bëj që të dielën të mos punoj asgjë, gjegjësisht të jetë ditë jo pune për të gjithë, mendoj se duhet të presim, për shkak se pikërisht për vikend funksionon masa e qeverisë ‘vikend pa TVSH’”, kanë thënë për Faktor nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close