LajmeRajonTopLajm

Komisioneri Varheyli: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për të fituar liberalizimin e vizave por që duhet bindur shtetet anëtare e që sipas tij kjo nuk është e lehtë.

“Po, kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet ti bindim shtetet anëtarë dhe bindja e shteteve anëtare nuk është nje punë e lehtë, kjo do të arrihet vetëm nëse dëshmojmë me

Përparim në teren me punën ditore dhe arritjen e rezultateve. Na jepni kohë dhe hapësirë qe të arrijmë ketë”, ka thënë ai.

“Shoh se ka përparim, ka angazhim shoh se nuk janë negociata të lehta të cilat duhet ti bëjnë mirëpo gradualisht është një momentum qe ka filluar të zhvillohet, Lajçak ka investuar shumë. Dhe gjithashtu parterët amerikan janë të interesuar në ketë. Shpresoj qe mund te ia dalim jo në një të ardhme te largët”, tha ai për procesin e dialogut.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close