LajmeMaqedoniTopLajm

Koço Angjushev futet në Listën e Zezë të SHBA -së

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur sot ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev si person të padëshiruar në SHBA për, siç thuhet në njoftim, pjesëmarrjen e tij në korrupsion të theksuar. Departamenti i Shtetit Amerikan thotë se zëvendëskryeministri Angjushev ka keqpërdorur pozitën e tij për të mirën e interesave të tij private dhe biznesore, duke minuar besimin e opinionit në institucionet qeveritare.

“Lëvizja e sotme tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu ka theksuar se gruaja e Angjushevit, Elisabetta dhe fëmijët Angel dhe Ognen, ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, Sergej Samsonenko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski dhe Ramiz Merko janë në Listën e Zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close