LajmeMaqedoniTopLajm

Koalicioni ASH-Alternativa propozon ndryshimin e Ligjit për shtetësi

Deputetët e koalicionit opozitar Aleanca dhe Alternativa e kanë future në procedurë parlamentare projekt/ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit aktual për shtetësinë e RMV-së, shkruan gazeta LAJM.

Deputeti Elmi Aziri, tha që se qëllimi është që përmes ndryshimeve të propozuara të eliminohen të gjitha pengesat që kanë lënë pa shtetësi mijëra qytetarë të vendit.

“Është futur në rend dite propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i këtij propozim ligji është që në mënyrë plotësuese të rregullohen disa çështje që gjatë zbatimit të ligjit në fjalë janë paraqitur si çështje reale. Qëllim tjetër është që ky ligj të ketë një përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në Kushtetutë sa i përket të gjuhëve. Poashtu ky Ligj merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të procesit të regjistrimit që është paralajmëruar të ndodh në vitin 2021”, u shpreh mes tjerash deputeti Elmi Aziri, nga koalicioni ASH-AAA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close