KulturëLajmeRajon

“KINO RINIA” rikthehet nën menaxhim të Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se objekti “KINO RINIA”, është rikthyer në menaxhim të komunës, pas shumë vitesh.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo është bërë pas një pune disa mujore të drejtorisë së Pronës.

Postimi i tij i plotë:

Lajm fantastik për Prishtinën!

Objekti i KINO RINIA i rikthehet në menaxhim Kryeqytetit pas shumë vitesh.

Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë.

https://ëëë.pak-ks.org/Page.aspx?id=1,%208,611

Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP.

E falenderoj shumë Drejtoren e Pronës, Doruntinë Maloku dhe gjithë stafin për përkushtimin disa mujor për kthimin e KINO RINISË në menaxhimin tonë. Javën tjetër menjëherë do të nisim me planin e rigjenerimit të një prej ikonave të kryeqytetit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close