BotaEkonomiLajme

Inflacioni prek rekord të ri në Eurozonë

Inflacioni prek rekord të ri në Eurozonë

Shkalla e inflacionit në Eurozonë ka arritur në 8.9 për qind në muajin korrik.

Kjo shifër përbën rekord të ri, teksa lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë vazhdon të ndikojë në rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika – Eurostat – ka thënë më 29 korrik se shkalla vjetore e inflacionit në 19 shtetet anëtare që përdorin euron, është rritur në 8.9 për qind për dallim nga 8.6 për qind sa ka qenë në muajin e kaluar.

Në zemër të rritjes së çmimeve kanë qenë ato të energjisë, të cilat janë rritur për 39.7 për qind këtë vit.

Çmimet e ushqimit, ndërkaq, janë rritur për 9.8 për qind në bazë vjetore.

Presioni për inflacion global veçse ka qenë i lartë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo pas shpërthimit të luftës në Ukrainë – që tani është në muajin e gjashtë – rritje ekonomike globale është vënë në rrezik, pa harruar edhe krizën për furnizime.

Të dyja këto zhvillime kanë ndikuar në rritje të inflacionit në gjithë botën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close