BotaLajme

Kina, Rusia dhe Irani nisin sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se nga e mërkura deri më 19 mars do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Iranin dhe Rusinë në Gjirin e Omanit, shkruan AP.

“Në përputhje me marrëveshjet e forcave të armatosura të Rusisë, Kinës, Iranit dhe vendeve të tjera, forcat detare kineze, iraniane dhe ruse do të kryejnë manovra në Gjirin e Omanit nga 15 deri më 19 mars”, thuhet në njoftim.

Në njoftim shtohet se manovrat do të ndihmojnë “në thellimin e bashkëpunimit praktik mes marinave të vendeve pjesëmarrëse”.

Kina dhe Irani nuk e kanë dënuar kurrë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës fqinje.

Irani madje është akuzuar se ka ndihmuar ushtarakisht Moskën, veçanërisht me dronë.

Kina luajti një rol të rëndësishëm në shpëtimin ekonomik të Rusisë duke vazhduar dhe në disa segmente duke thelluar bashkëpunimin me Moskën pas sanksioneve perëndimore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close