BotaLajme

Kina pret gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të botës

Në gjysmën e parë të vitit, numri i të huajve që hynë në Kinë arriti në 22.914 milionë, duke shënuar një rritje 20.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; prej tyre, 77.7% hynë pa viza, një rritje 30.6% krahasuar me vitin e kaluar. Falë përmirësimit të vazhdueshëm të politikave të kthimit të taksave për turistët, politikës “blej dhe merr rimbursim të menjëhershëm”, numri i turistëve që përfituan nga kthimi i taksave në gjysmën e parë të vitit u rrit 366% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga “China Travel” dhe “China Shopping”, deri në “China Cool”, këto vite, turistët e huaj në Kinë kanë ndryshuar dukshëm aktivitetet turistike: ata nuk kënaqen vetëm me peizazhe apo blerjen e mallrave, por kërkojnë të jetojnë “si vendasit”. Ata shkojnë në tregje për pazare, shijojnë çajin në çajtoret e vjetra, madje ndjekin mësime të artit marcial… Ky ndryshim ka shtyrë të huajt të heqin dorë nga mendimet e vjetra dhe të riformësojnë perceptimin e tyre për Kinën.

Drejtori i Institutit të Turizmit të Kinës, Dai Bin tha për CMG se historia e Kinës është e gjatë dhe e pasur. Kina ofron mundësi të shumëllojshme për turizëm. Është e vështirë për turistët e huaj ta kuptojnë plotësisht vendin vetëm me një vizitë; për më tepër, përvojat e vazhdueshme të jetës moderne, politikat gjithnjë e më të lehta, ambienti i sigurt dhe i qëndrueshëm shoqëror, si dhe mikpritja e popullit kinez, tërheqin shumë vizitorë të huaj—duhet të vish disa herë që të prekësh një Kinë reale, gjithëpërfshirëse dhe tredimensionale.

Këtë verë, “udhëtimet kulturore”, “udhëtimet freskuese” dhe “udhëtimet ekologjike” vazhdojnë të jenë shumë të popullarizuara. Nga Muri i Madh, deri tek qytetet e vjetra në Jiangnan; nga shkretëtirat veriperëndimore deri tek liqenet e shenjta në malet me borë të Tibetit, gjithçka i tërheq turistët e huaj. Veshjet tradicionale, tregjet e vjetra, trashëgimitë jo-materiale… falë tyre turistët e huaj ndjejnë thellësinë e kulturës kineze.

Inovacionet kineze po u sjellin turistëve të huaj më shumë përvoja të reja dhe interesante. Ata vizitojnë fabrikat e makinave elektrike për të parë prodhimin inteligjent, përjetojnë shpërndarjen me drona dhe ndërveprimet me robotë në rrugët e Shenzhenit… Mediat e huaja mendojnë gjerësisht se “turizmi teknologjik” po bëhet një dritare e rëndësishme për turistët e huaj për të kuptuar zhvillimin e Kinës dhe për të kapur mundësi. Telefonët me ekran të palosshëm, dronët dhe produktet inteligjente kineze, po bëhen të preferuarat në valixhet e turistëve.

Përmes “udhëtimit në Kinë”, turistët e huaj po përjetojnë më shumë ndjenjën unike të sigurisë së stilit kinez. Raporti Global i Sigurisë 2025 i botuar nga kompania amerikane Gallup, tregon se ndjenja e sigurisë së qytetarëve kinezë kur ecin vetëm gjatë natës, arrin në 94%. Në dyqanet e komoditeteve, klientët paguajnë vetë në arkë, të huajt orientohen nëpër rrugë dhe rrugët gjatë natës janë të ndriçuara dhe të këndshme…

Related Articles

Back to top button
Close
Close