BotaLajme

Kina ndalon trasmetimin e BBC World News në vend, ja arsyeja

BBC World News nuk do të trasmetohet në Kinë, pasi akuzohet për shkelje të rënda në përmbajtjen editorale.

Televizioni shtetëror Xinhua Neë lajmëron vendimin e ka marrë enti rregullator i mediave kineze. Media kineze gjithashtu bëri të ditur se raportimet e medias angleze në Kinë ishin në kundërshtim me politikat për raportime lajmesh që duhet të jenë të vërteta dhe të paanshme.

Po ashtu, enti rregullator pretendon se BBC cenon interesat kombëtare të Kinës dhe solidaritetin etnik. Ky vendim i marrë është shumë strikt, duke theksuar se as në vitin e ardhshëm nuk do të pranohet aplikim nga media britanike.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm britanik ka deklaruar se ky vendim është i papranueshëm dhe dëmton imazhin e Kinës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close