LajmeShowbiz

Kim Kardashian akuzohet sërish se ka gjashtë gishtërinj në fotot nga udhëtimi i ditëlindjes

Kim Kardashian është akuzuar se ka gjashtë gishtërinj edhe një herë, në fotot nga udhëtimi i saj i diskutueshëm për ditëlindje, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Konspiracioni i çuditshëm që përfshinte yllin e Keeping Up With The Kardashians filloi vitin e kaluar kur fansat besuan se ata panë një gisht më shumë në këmbën e saj të majtë.

Dhe tani, ndjekësit e Kim janë të sigurt se ata kanë pikasur gishtin e gjashtë në një foto nga festa e saj e ditëlindjes së 40-të.

Në një foto, mamaja e katër fëmijëve shihet duke ecur në plazh me shoqen e saj La La Anthony, 39 vjeçe.

Sidoqoftë, fotografia i la fansat të spekulonin për gishtërinjtë e Kim.

Një përdorues në Twitter shkroi “O Zot, ajo ka gjahtë gishtërinj”, kurse një tjetër komentoi “Kim keni 6 gishtërinj apo jo!!!”.

Një komentuese e tretë shtoi: “A jam unë e vetmja që vura re se ajo ka 6 gishtërinj?”.

Ndërsa një tjetër e mbrojti yllin, duke thënë: “Ajo nuk ka 6 gishta të këmbëve … thjesht shikojeni atë. Gishti i saj i këmbës është formuar ndryshe”.

Muajin e kaluar, Kim u detyrua të trajtojë spekulimet mbi këmbët e saj në Instagram pasi fansat pretenduan se ata panë një gisht të gjashtë.

Ajo përmes Instagramit ‘dokumentoi’ se nuk kishte një gisht më shumë dhe as nuk vuante nga polydactyly, term që i jepet dikujt që ka lindur me gishta shtesë.

Në një seri të videove për këmbët e saj, Kim tha: “Të gjithë mendojnë se unë kam gjashtë gishtërinj, dhe është me të vërtetë e egër”.

Pasi numëroi pesë gishtat e saj, themeluesja e “Skims” shpjegoi se ajo që njerëzit besuan se ishte një gisht shtesë ishte në të vërtetë pjesa anësore e këmbës së saj.

Ajo vazhdoi: “Por është kjo, një pjesë e këmbës sime. Nuk e di pse, duket si një gisht i gjashtë. Shpresoj që kjo të jetë përgjigja në pyetjen e gishtit tim të gjashtë. Sepse unë kam vetëm nga pesë gishtërinj në secilën këmbë”. /Lajmi.net/

Related Articles

Back to top button
Close
Close