LajmeRajonTopLajm

Këto janë komunat që ia bën “bllok” doracakut për “Edukimin Seksual”

Doracakët e “Edukimit Seksual” dolën të jenë goxha problematik, duke shkaktuar kështu debat në opinion.

Por, gjithçka shkoi përtej debateve e mendimeve, duke bërë kështu që të merren edhe vendime për ndalimin e përdorimit të tyre nëpër shkolla, njofton Klankosova.tv.

Ishte komuna e Lipjanit ajo që nisi “vallen” e ndalimit të këtyre doracakëve, e që më pas iu bashkuan edhe disa të tjera.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti është shprehur se Lipjani do ta respektoj këtë vendim të marrë në takim me Këshillin e Prindërve të të gjitha shkollave, ku sipas tij, të pajtimit ishin ishin të gjithë pjesëmarrësit aty.

Kryeqyteti i vendit mori po të njëjtin vendim, ku ishte Jehona Lushaku Sadriu, drejtoreshë e Arsimit, ajo që u thirrje të gjitha komunave që të marrin hapa të njëjtë dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse”.

“Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, u shpreh ajo.

Shqetësime e pakënaqësi në lidhje me këtë doracak pati edhe nga komuna e Skenderajt, e cila poashtu mori vendim që ai të mos përdoret në shkollat e veta, njofton Klankosova.tv.

Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka deklaruar  se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, “ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”.

Komuna e katërt që mori vendin për ndalimit e këtij doracakut ishte ajo e Fushë Kosovës, duke thënë se besojnë që përmbajtja është e dëmshme dhe abuzuese, njofton Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme”, thuhej në njoftimin e komunës.

Vushtrria është komuna e parafundit e cila iu bashkua komunave paraprake dhe njoftimin për ndalimin e këtyre doracakëve e dha drejtori i Arsimit në këtë komunëAlbanez Tahiraj, duke thënë se nuk lejojnë që doracakë dhe materiale me përmbajtje siç i quajti, denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve.

Nënshkrimin për ndalimin e këtij doracaku e hodhi sot edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ku sipas këtij vendimi obligohen drejtorët e shkollave në nivel të arsimit fillor, të mesme, të ulët, dhe të lartë të mos trajtoj përmbajtje nga doracaku i përmendur deri në rishikimin e MASHT-it.

Ndryshe, në lidhje më këtë çështje ka pasur reagim edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, duke thënë se “nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual siç është raportuar e përfolur këto dy ditë”.

Nga kjo ministri sqarojnë se nuk bëhet fjalë për tekste shkollore, por për doracakë të mësimdhënësve, duke thënë se të njëjtit nuk janë obligativë.

“MASHTI njofton prindërit, palët e interesit se këta doracakë nuk janë obligativë dhe nuk janë tekste mësimore për nxënësit”, ka thënë ministria./Klankosova.tv.

Related Articles

Back to top button
Close
Close