Disa nga vajzat e showbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, por shumë pak nga to e kanë pranuar.
Më poshtë keni disa prej tyre që e kanë pranuar operacionet plastike.
Megi Pojani, së fundmi në ekran e shohim si prezantuese te “Maskat” në Top Channel.
Postimet në Instagram janë të shumta nga Megi, e cila gjithmonë zgjon kuriozitet te ndjekësit e saj.
Por si është dukur Pojani para se të behej e famshme, faqja e njohur “Vipat e Bllokut”, kanë postuar disa foto të Megit ku shihej plotësisht ndryshe nga se si duket ajo sot.
Flaka Krelani, ndonëse e akuzuar shpesh është akuzuar për operacione plastike, të cilat dhe duken qartë po të kthehemi pas në kohë, por Flaka një gjë të tillë nuk e ka pranuar kurrë duke thënë: “Nuk janë ato ndërhyrje qysh jeni tu i mendu, dhe qysh janë hiperbolizu.
Nëse flisni për përmasa trupore brisk në trupin tim kurrë s’ka hy”, ishte shprehur Krelani.
Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e shoëbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike.
Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj. Ndërsa së fundmi këngëtarja është akuzuar që ka bërë edhe gjoksin.
Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme.
Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike.
Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën.
Gjithashtu Dafina ka bërë edhe buzët që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe më të bukur.
Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon.
Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin.
Ajo ishte shprehur duke thënë: “Më ka dhembur shumë shpina”.
Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.