MaqedoniTopLajm

Nxënësit prej sot në pushim, mësimi vazhdon më 21 janar

Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme prej sot janë në pushim dimëror i cili do të zgjasë deri më 20 janar. Ditën tjetër nxënësit do ta vazhdojnë mësimin në gjysmëvjetorin e vitit shkollor 2020/2021- në bankat shkollore ose përmes pajisjeve IT.
Pushimi dimëror është në periudhë si edhe në vitit e kaluara dhe edhe pse kishte kërkesa, nuk ishte i parakohshëm sepse shumica e numrit të përgjithshëm të nxënësve në vend mësimin e ndjekin onllajn, ndërsa te ata me prani fizike, siç informoi MASH, nxënës dhe arsimtarë të infektuar kanë nën një për qind dhe shkollat nuk janë transmetuese të virusit.

Këtë vit gjysmëvjetori i parë zgjati më shkurtë, tre muaj, sepse sipas ndryshimeve të Kalendarit për organizim të punës së shkollave (fillore dhe të mesme), filloi një muaj më vonë, gjegjësisht më 1 tetor, ndërsa numri i ditëve mësimore është ulur prej 180 në 159.

Related Articles

Back to top button
Close
Close