
Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, pas braktisjes së koalicionit me AKI-në dhe deklarimit se do të funksionoj si i pavarur gjatë ditës së sotme në seancën e këshillit të komunës së Sarajit ka siguruar shumicën e koalicionit VLEN duke krijuar kështu një shumicë të re në komunën e Sarajit. Komuna e Sarajit në zgjedhjet e fundit është fituar nga kandidati i VLEN-it, Muhamet Elmazi.



