LajmeMaqedoni

Këshilltari Disha me apel: Ta vazhdojmë luftën e nisur politike e të ngecur në gjysmë të rrugës

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillin komunal të komunës së Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka apeluar të gjithë aktivistët ë për ndonjë arsye ose shqetësim janë dëshpëruar dhe kanë pushuar aktivitetin politik, të rikthehen në shtëpinë e tyre në Reçicë të Vogël sepse aty do të gjejnë shumë motra e vëllezër që do t’i presin me krahët hapur, shkruan Top24

Postimi i plotë i Liridon Dishës:
U bëj thirrje të gjithë ish-aktivistëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, që për ndonjë arsye ose shqetësim janë dëshpëruar dhe kanë pushuar aktivitetin politik, të rikthehen në shtëpinë e tyre në Reçicë të Vogël sepse aty do të gjejnë shumë motra e vëllezër që do t’i presin me krahët hapur.
Ta vazhdojmë luftën e nisur politike e të ngecur në gjysmë të rrugës. Këto 2 vjet u dëshmua qartë se o sot o kurrë kauza kombëtare ka nevojë për të gjithë ne pa dallim përkatësie partiake. Kemi arritur në pikën ku duhet të bashkohemi për t’u bërë ballë pazarrlëqeve në kurrizin tonë e nënçmimit sistematik shtetëror.
Sot nuk bëhet fjalë për ndarje pozicionesh qeveritare, por për riangazhim, riartikulim të kërkesave tona, riorganizim të faktorit politik shqiptar dhe kjo pa dyshim se e kërkon angazhimin e secilit intelektual, secilit shqiptar që në zemër e në mendje i flen kauza kombëtare.
Kauza kombëtare nuk është zgjidhur, ajo është e cënuar nga bota sërbe. Këtu më nuk bëhet fjalë për politikë ditore, por për çështje të rëndësishme të cilës duhet bërë ballë me krejt arsenalin e kapacitetin intelektual.
Kjo nuk është thirrje politike, por thirrje vëllazërore që buron nga gjendja e rënduar politike e shqiptarëve në RMV. Të bëhemi bashkë sa nuk është vonë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close