LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilli i Jashtëzakonshëm i Koalicionit në Sofje për Maqedoninë e Veriut

Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut do të jenë temë kryesore e Këshillit të Jashtëzakonshëm të partnerëve të koalicionit në Qeverinë Bullgare që do të mbahet sonte në Sofje me kërkesë të kryeministrit Kiril Petkovit, lajmëroi BNR

Pritet që Petkovi t’u shpjegojë partnerëve të tij se përse ka kërkuar nga presidenti bullgar Rumen Radevi  të mbledhë Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare dhe të prezantojë atë që është arritur deri më tani në dialogun me Shkupin.

Petkovi paralajmëroi thirrjen e një mbledhjeje të këshillit të koalicionit gjatë vizitës së tij në Romë dhe Vatikan më 24 maj, si dhe informacione nga Ministria e Punëve të Jashtme të  Bullgarisë për rrjedhën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Në prag të takimit të sontëm, disa nga partnerët e qeverisë deklaruan se nuk do të mbështesin ndryshimin e qëndrimit të Sofjes ndaj Shkupit dhe heqjen e vetos për në BE.

Stanislav Balabanov nga partia “Ka një popull të tillë” e Sllavi Trifonovit, deklaroi se do të dëgjojnë çfarë të reje ka për të thënë Petkovi, por qëndrimi i tyre është i qartë dhe i bazuar në qëndrimin e përcaktuar me deklaratën e Kuvendit të 44-të Popullor dhe Këshillit Këshillëdhënës Presidencial.

Edhe nënkryetari i Kuvendit bullgar, Kristian Vigenini, anëtar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, deklaroi se Bullgaria për momentin nuk kishte asnjë arsye për të hequr veton për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE sepse nuk ishte arritur  asnjë përparim.

Sipas tij, është i papranueshëm qëndrimi i kryeministrit bullgar Petkov të thirrë seance të re të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për negociatat me Maqedoninë e Veriut, vetëm për të parë nëse ka ndonjë plan pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve, sepse nuk mundet vetëm  të “ulesh në të dyja anët e kufirit dhe të pritet që diçka të ndodhë”.

“Nuk kemi arsye të themi që të hiqet vetoja. Nëse asgjë nuk ndodh, nuk ka mundësi të heqim veton. Ne duhet të arrijmë qëllimet tona. Ky është qëndrimi i BSP-së, shtoi Vigenini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close