LajmeMaqedoniTopLajm

Vendimi i gjykatës reagon Bajram Rexhepi: Ranë maskat e vërteta doli në shesh!

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi pas publikimit të vendimit të gjykatës kushtetuese ka reaguar përmes një postimi ka reaguar duke theksuar se e vërteta doli në shesh. Rexhepi shënon se “arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese e zbuloi qartë zinxhirin e heshtjes që e çoi drejt shfuqizimit vendimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë” shkruan Top24

RRANË MASKAT, E VËRTETA DOLI NË SHESH❗️
Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese e zbuloi qartë zinxhirin e heshtjes që e çoi drejt shfuqizimit vendimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë.
👉Katër herë Gjykata ka kërkuar nga Komuna e Tetovës dokumentacionin e plotë për procedurën e miratimit të vendimit. Katër herë Komuna nuk e kompletoi dokumentacionin e kërkuar.
Tri herë Gjykata ka kërkuar nga Qeveria pëlqimin paraprak. Tri herë Qeveria heshti.
Katër heshtje nga Komuna dhe tri heshtje nga Qeveria nuk mund të paraqiten si rastësi administrative. Ky sinkronizim ngre dyshime të rënda për një pazar politik dhe një bashkëveprim të mirëorganizuar mes padroneve në pushtet dhe hyzmeqarëve të tyre në Komunën e Tetovës.
Sot kuptohet më qartë pse Komuna refuzon edhe thirrjen e seancës së jashtëzakonshme. Sepse nuk duan debat, nuk duan transparencë dhe nuk duan përgjegjësi për mosveprimin që e la Tetovën pa mbrojtje.
Për të qenë ironia akoma më e madhe dhe poshtërimi akoma më i rëndë, për këta që turpin e hanë me bukë, ky pazar u demaskua edhe sot, kur kryeministri e përgënjeshtroi publikisht kryetarin e Komunës së Tetovës.
Ai theksoi se me të është biseduar vetëm për emërtimin e rrugëve që ende nuk kanë emër dhe janë me numra, ndërsa këto emërtime duhet t’u kushtohen personaliteteve që kanë kontribuar për shtetin e pavarur maqedonas.
Kjo nuk është thjesht paaftësi, por një politikë e nënshtrimit dhe e shërbimit ndaj agjendave që synojnë të zhbëjnë çdo arritje shqiptare të dy dekadave të fundit.
👉Kërkojmë publikimin e plotë të gjithë korrespondencës mes Komunës së Tetovës dhe Gjykatës Kushtetuese, përgjegjësi për çdo mosveprim dhe thirrjen urgjente të Këshillit Komunal për të hapur procedurë të ligjshme për mbrojtjen e emrave të rrugëve. Dhe për këtë ju kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë.
Kupa u mbush!
Historia, identiteti dhe dinjiteti i Tetovës nuk do të lihen pa mbrojtje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close