
Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme në vend. Dy muaj pas përfundimit të mandatit të kryetares aktuale, Besa Ademi, Këshilli gjyqësor ka formuar Komisionin që do të shqyrtojë kriteret për përzgjedhjen e kreut të ri të instancës më të lartë gjyqësore në vend. Përveç Gjykatës Supreme, është marrë vendim që të shpallet edhe zgjedhja e kryetarëve të disa gjykatave të tjera themelore në vend.
“Është duke u formuar komision për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave pas vendimit për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme, Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Ohër dhe Gjykatës Themelore Radovish, e përbërë nga: Vesna Dameva, kryetare e Komisionit, Ivica Nikollovski, anëtar i Komisionit dhe Xheneta Bektoviq, anëtare e Komisionit”, deklaroi Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor.



