LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilli gjyqësor i përgjigjet Mickoskit: Drejtësia nuk është kukull!

Vetëm kur politikanët që vijnë e ikin nga pushteti, do ta kuptojnë se drejtësia është shtylla që mbetet dhe nuk është kukull, as instrument për realizimin e interesave të dikujt, qytetarët do të kenë atë lloj gjyqësori që meritojnë.

Ky është reagimi fillestar i Këshillit Gjyqësor pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,  se do të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë si zgjidhje për një gjyqësor të pavarur dhe zgjidhjen e problemeve në këtë fushë.

Nga Këshilli Gjyqësor thonë se nuk përfshihen në komentimin dhe vlerësimin e programeve dhe premtimeve parazgjedhore të asnjë partie politike, por thonë se janë të vetëdijshëm për gjendjen në gjyqësor.

KËSHILLI GJYQËSOR

“Megjithatë, jemi gjithashtu të bindur se gjyqësori në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet për ta tejkaluar situatën pa reforma dhe shkurtime të tilla për të cilat askush nuk mund të parashikojë paraprakisht efektet që do të shkaktohen”.

Nga Këshilli gjyqësor vlerësojnë se reforma të tilla nuk i nevojiten askujt dhe ato do të bëjnë vetëm disa hapa mbrapa proceseve dhe aktiviteteve që Këshilli Gjyqësor ka ndërmarr gjatë kësaj periudhe me mbështetjen dhe financimin e komunitetit ndërkombëtar.

Ata theksojnë se autoriteti gjyqësor, si një nga tre autoritetet, dhe jo një autoritet i tretë, është i pavarur dhe i mëvetësishëm.

KËSHILLI GJYQËSOR

“Ne nuk e përdorim këtë fakt si një mekanizëm mbrojtës. Duhet të jetë e qartë dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo ndërhyrje në gjyqësor dhe në përgjithësi në autoritetin gjyqësor të cilitdo prej bartësve të dy autoriteteve të tjera, mbart me vete rrezik serioz për shoqërinë demokratike, sigurinë juridike dhe sundimin e ligji, si vlera, standarde dhe prioritete kryesore për të cilat ne si vend përpiqemi në rrugën drejt BE-së”.

Një ditë më parë kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i ardhshëm Hristijan Mickoski përsëriti se qëllimi i tyre është shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË

 “Sfidat kryesore do të jenë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Synimi ynë është që t’i shkarkojmë ata që e kanë reduktuar besimin në sistemin juridik në përqindje njëshifrore dhe në vend të tyre  vetë  gjyqtarët dhe prokurorët t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes votimit të fshehtë”.

Ai theksoi se qeveria e ardhshme nuk ka ndërmend të emërojë dhe propozojë njerëz të saj përmes ndryshimeve në ligj dhe as nuk do të ndërhyjë në punën e këtyre dy organeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close