LajmeRajon

Kërkohet që hekurudha Prishtinë-Durrës të jetë me dy linja

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njofton se e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Sipas DHTIK-së, ky projekt do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik të vendeve.

“Konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht të mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dydrejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi”.

Po ashtu, Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpejtësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve.

Në fund, DHTIK thotë se e përkrahë iniciativat të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtarë, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close