LajmeShowbiz

Katy Perry, Martin Garrix, Lewis Capaldi, Pawsa dhe Keinemusik mes emrave kryesorë të Sunny Hill Festival 2026

Një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon, Sunny Hill Festival, do të mbahet këtë vit nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë, duke sjellë për tre ditë emrat më të njohur të muzikës botërore dhe një program që çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga rreth 60 vende.

Edicioni i sivjetmë sjell një nga programet më mbresëlënëse deri më tani, i udhëhequr nga Katy PerryMartin Garrix dhe Lewis Capaldi. Në festival do të performojnë gjithashtu Adam Port & Rampa nga KeinemusikPAWSASeth TroxlerCarlitaBlancoDhurata DoraLedri VulaMC Kresha & ManifestGJINTyson O’BrienEsDeeKid dhe shumë artistë të tjerë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë viteve të kaluara, Sunny Hill Festival ka mirëpritur disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, ndër ta Dua LipaMiley CyrusCalvin HarrisShawn MendesJ BalvinStormzyBurna BoyBebe RexhaDJ SnakeBlack CoffeePeggy GouAnymaFatboy Slim dhe Hardwell. Falë programit dhe organizimit të tij, festivali është nominuar disa herë në mesin e dhjetë festivaleve më të mira evropiane në kategorinë Best Medium-Sized Festival të European Festival Awards, duke u renditur ndër festivalet muzikore më të njohura në Evropë.

Duke pasur parasysh afërsinë e Prishtinës, Sunny Hill Festival paraqet një mundësi të mirë që, brenda një fundjave, të ndiqen performancat e disa prej emrave më aktualë të muzikës botërore. Përveç skenës kryesore, festivali ofron një program të pasur edhe në disa skena të tjera, duke përfshirë muzikë pop, elektronike, hip-hop dhe zhanre të tjera bashkëkohore.

Biletat për festivalin tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online përmes faqes zyrtare www.sunnyhillfestival.com, ku mund të gjenden edhe të gjitha informacionet për programin, orarin e performancave dhe akomodimin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close