LajmeMaqedoni

Kasami pret në takim kampionët e matematikës nga SHFK “Istikball” në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në zyrën e tij kampionët e garave të matematikës, nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Istikball” të cilët arritën sukses të shkëlqyer në garat shtetërore të matematikës dhe logjikës, duke fituar vendin e parë dhe të dytë, shkruan Top24

Kasami shkruan se “Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës së palodhshme dhe talentit të nxënësve, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga mësimdhënësit dhe prindërit. Urime për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese të tjera në të ardhmen!”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close