
Komuna e Tetovës ishte sot nikoqire e një delegacioni nga Austria në përbërje prej : Dr. Kristian Moser – profesor dhe Zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë së Austrisë së Poshtme, Gerhard Dummer – Drejtor i Financave në Komunën e Shtokeraut në Austri dhe Setki Ibraimi – Këshilltar komunal në Komunën e Shtokeraut, shkruan TOP24
Temë e takimit mes kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe delegacionit Austriak ishte menaxhimi i mbeturinave dhe ujësjellësin, dy problematika të mëdha për qytetin tonë.
Kasami tha se “Nga delegacioni Austriak morëm zotime të mbështetjes së këtyre projekteve që do të ndihmonin drejtëpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë. Në fund të takimit biseduam edhe për binjakizimin e dy qyteteve tona përcjellë TOP24
“Jemi zotuar për t’a bërë Tetovën një qytet të pastër dhe me ujë për pije andaj po shfrytëzojm të gjitha burimet për t’iu dhuruar qytetarëve tanë atë që i’u ka munguar tash e një dekadë.” shtoi Kasami.
#përTETOVËNtonë



