LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami mbajti mbledhjen e radhës me Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njëherit edhe kryetar i  Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut ka realizuar mbledhjen e radhës me anëtarët e këshillit për zhvillim rajonal shkruan TOP24.
Në këtë takim Kasami si kryetar Këshilli ritheksoi nevojën e realizimit të projekteve zhvillimore dhe miratimin e planeve financiare të kësaj qendre për vitin e ardhshëm. Ai po ashtu, diskutoi për kërkesën e Ndërmarrjes për menaxhimin e mbeturinave Rusino, dhe një sërë çështjesh të tjera të cilat do të zgjidhen në bashkëpunim me komunën dhe ministrinë e ekologjisë.
Në këtë takim anëtarët e këshillit për zhvillim rajonal të Pollogut gjithashtu, u diskutua për themelimin e Këshillit për mbrojtje sociale si dhe prezantimi i udhëtimit studimor në BE nga ana e ekspertit të jashtëm të MPL, e cila njëherit kaloi me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Qendrës, përcjellë TOP24
Në mbledhjen e sotme këshilli vendosi dhe miratoi këto pika:
Pikat që morrën miratim: ⬇️
▪︎ Raporti vjetor për implementimin e programës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut 2021-2026,✅
▪︎ Plani Aksional per vitin 2022,✅
▪︎ Plani financiar për vitin 2022 dhe të tjera.✅
Bashkërisht, për t’a bërë rajonin tonë një rajon profitabil, tërheqës për investitorët dhe cilësorë për qytetarët tanë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close