
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Shkup, Andràs Klein me të cilin diskutuan rreth mundësisë së thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe institucioneve hungareze, me fokus në zhvillimin lokal, arsimin dhe shkëmbimin kulturor, shkruan Top24
“Sot realizova një takim konstruktiv me ambasadorin e Hungarisë në RMV, Andràs Klein. Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe institucioneve hungareze, me fokus në zhvillimin lokal, arsimin dhe shkëmbimin kulturor. Mirënjohës për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar për forcimin e marrëdhënieve miqësore!”, shkruan Kasami përcjellë Top24



