LajmeMaqedoniTopLajm

BDI zgjodhi edhe katër kryetar të degëve në Zhelinë, Tearcë, Likovë dhe Saraj

Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e riorganizimit politik ka zgjedhur edhe katë kryetar të ri të degëve të kësaj partie në disa komuna si Likova, Saraj, Zhelina dhe Tearca. Në një komunikatë për media BDI konfirmon se “në vazhdën e organizimit të brendshëm partiak dhe konsolidimit edhe më të fuqishëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, sot ka emëruar katër kryetarë degësh, në kuadër të pakos së radhës së reformimit të strukturave partiake:“, përcjellë Top24

Kryetarët e rinjë janë:

• Likovë – Avni Saliji
• Zhelinë – Emir Sulejmani
• Tearcë – Bujar Jakupi
• Saraj – Iljas Veseli
Nga BDI më tej shtojnë se “Me këtë pako të re kryetarësh degësh, BDI vazhdon të rrumbullakësojë procesin e reformimit të brendshëm, duke u shndërruar në një parti gjithnjë e më konkurruese, më funksionale dhe me performancë më të lartë politike në vend.
Procesi reformues, i cili mban autorësi kolegjiale dhe përfshin kontributin e të gjithë atyre që veprojnë dhe kontribuojnë në kuadër të BDI-së, po vazhdon me ritme të theksuara dhe me fokus të qartë në forcimin e organizimit, përgjegjësisë dhe efikasitetit politik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close