LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami në Kongresin e VLEN-it: Kemi ndryshuar realitetin politik, sot marrim një vendim të rëndësishëm

Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, në kongresin e parë të partisë, foli për rrugëtimin e VLEN-it, si dhe të ardhmen. Kasami tha se kur kanë nisur rrugën e VLEN-it, e kanë ditur sa e vështirë është të ndryshohet realiteti politik që për shumë vite dukej i paprekur.

Kasami theksoi se Kongresi i sotëm është moment reflektimi për një rrugë në të cilën ka pasur shumë sprova dhe tani hyn në një etapë të re.

“Kur u themelua Lëvizja BESA, shumëkush mendonte se ishte e pamundur të krijohej një alternativë reale politike shqiptare. Sistemi ishte i mbyllur, pushteti dukej i pakapshëm dhe kishte një bindje të përhapur se asgjë nuk mund të ndryshonte. Por ne besuam ndryshe. Besuam se politika nuk duhet të jetë pronë e askujt. Besuam se shqiptarët meritojnë më tepër sesa një retorikë të zbrazët. Dhe mbi të gjitha, besuam se populli ynë ka dinjitet dhe nuk duhet të trajtohet si numër vetëm në ditë zgjedhjesh.
Në këtë rrugë kemi bërë gabime, kemi mësuar shumë dhe kemi kaluar nëpër situata të vështira. Por një gjë nuk ka ndryshuar asnjëherë: bindja se ndryshimi është i mundur”.

“Megjithatë, nuk jemi këtu për të folur për të kaluarën. Sot është edhe 9 Maji. Ditë që na kujton se popujt ecin përpara kur dinë të bashkohen rreth një ideje më të madhe se vetja. Edhe ne po bëjmë pikërisht atë. Jo për ta harruar rrugën prej nga vijmë, por për të mos mbetur të ndarë në rrugën që kemi përpara. Sot po marrim një vendim që nuk është i lehtë për askënd që ka investuar vite nga jeta e vet në një subjekt politik. Meqë një parti nuk është vetëm logo apo emër. Një parti bart kujtime, sakrifica, emocione dhe shumë njerëz që kanë besuar në të”, tha Kasami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close